Milani peshkon në Francë, sytë te talenti i Lyon me mesatare të frikshme

Futboll

Milani peshkon në Francë, sytë te talenti i Lyon me mesatare të frikshme

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:46
Martin Terrier

Sipas asaj që shkruan L'Equipe, Martin Terrier është një ide e re për sa i përket repartit të avancuar të Milanit.

Sulmuesi i datëlindjes 1997 është i aftë që të luajë edhe në krah, duke qenë se në sezonin e shkuar realizoi 9 gola në 32 ndeshje në Ligue 1, në një minutazh prej 1480 minutash (rreth 16 ndeshje të plota), me një mesatare goli 1 çdo 164 minuta.

Frederic Massara, drejtori sportiv kuqezi, që ndjek kampionatin francez dhe merkaton, ka hedhur sytë te ai, ashtu si Schalke dhe Nice.

Lyon dëshiron ta mbajë, por i riu kërkon hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat