Fenerbahce e pëson nga një asist 70 metra, Muriqi ndalet nga VAR dhe traversa

Futboll

Fenerbahce e pëson nga një asist 70 metra, Muriqi ndalet nga VAR dhe traversa

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 21:46
Pamje nga ndeshja

Fenerbahce është duke humbur 1-0 në fushën e Basaksahir, teksa Vedat Muriqi në fillim të ndeshjes pati një shans të artë për të shënuar, por pak metra larg portës, goditi traversën.

Në minutën 32’ ishte skuadra vendase që shënoi një gol tejet të bukur, një finalizim perfekt nga sulmuesi Criveli, por ai pasim nga portieri Gunok është për t’u veçuar.

Sulmuesi i Kosovës do të bëhet sërish protagonist në minutën e fundit të pjesës së parë, i cili shënoi me portën e boshatisur, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat