Italia thyen një rekord të madh - Bota Sot
Italia thyen një rekord të madh

Futboll

Italia thyen një rekord të madh

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 08:56
Italia

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar një rekord prej 100 për qind, duke arritur për herë të parë pesë fitore në pesë ndeshje kualifikuese.   

Fitorja 3:1 në udhëtim te Armenia ishte vazhdim i ecurisë së mirë të Italisë në rrugën drejt Euro 2020, me 16 gola shënuara dhe vetëm dy të pranuara.

Më e rëndësishmja, Roberto Mancini bëhet trajneri i parë i Italisë që fiton radhazi pesë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Azeglio Vicini në 1986-87 dhe Antonio Conte në 2014 kishin arritur katër.

Italia pas pesë ndeshjeve në grupin J, prin me 15 pikë, katër më shumë se Finlanda, që numëron 14 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...