Na shënoi dy gola, ja çfarë thotë Sancho për Kosovën!

Futboll

Na shënoi dy gola, ja çfarë thotë Sancho për Kosovën!

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 23:05
Jadon Sancho

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur me rezultatin 5-3 nga Anglia.

Ylli i ri i Dortmundit, Jadon Sancho realizoi dy gola në këtë takim dhe shprehet mjaft i lumtur, pasi për të ishin golat e parë me kombëtaren e Anglisë.

Ai thekson se Kosova dhe Anglia zhvilluan një lojë të çmendur.

“Ishte një lojë e çmendur! Unë jam i kënaqur që shënova golin tim të parë për Anglinë. Goli i parë i pësuar ishte një gabim i keq nga ne, por ishte një kthim i shkëlqyeshëm”, tha fillimisht Sancho.

Në fund, Sancho thekson se golat ia dedikon nënës së tij që ka vdekur para disa ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat