Gjilani me pikë të plota nga Skenderaj 

Futboll

Gjilani me pikë të plota nga Skenderaj 

Nga: K. G. Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:50
Gjilani me pikë të plota nga Skenderaj 

Gjilani është në  formë të madhe dhe më së miri e dëshmuan edhe sot kur i shkaktuan humbje m 2:0 Drenicës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Tri pikë të mëdha nga “Bajram Aliu” janë sinjale të qarta, që Gjilani pretendon titullin e ri me trajner që ka Mezanin. Pikë të plota që nuk peshojnë më asgjë dhe në kohën e duhur.

Pjesa e parë mbyllet me golin e vetëm të Gerhard Prognit në minutën e 15-të.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 64-të, Fjoart Jonuzi nga rreth 30 metra thellon fitoren në 2:0. Gjilani është në vend të dytë me 9 pikë sa ka edhe Drita liderë dhe Drenica renditet në pozitën e shtatë me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat