Zidane: Luajtëm vetëm 45 minuta, me atë do të fitojmë më kollaj

Futboll

Zidane: Luajtëm vetëm 45 minuta, me atë do të fitojmë më kollaj

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 07:51
Zidane

Karim Benzema realizoi dy gola dhe i dha fitoren skuadrës së Real Madrid, që mundi me vështirësi 3-2 Levante në “Santiago Bernabeu”. Një ndeshje me dy pamje për skuadrën “merengues”, që pas avantazhit 3-0 në pjesën e parë rrezikuan shumë në të dytën, kur miqtë realizuan dy gola.

“Pjesa e dytë ishte më e vështirë për ne, por në përgjithësi jam i kënaqur”, tha Zidane, që rigjen fitoren pas dy barazimeve. “Morëm 3 pikë. Në pjesën e parë ishim të papërmbajtshëm, luajtëm mirë dhe shënuam 3 gola. Problemi është se duhet të luajmë kështu për 90 minuta. Të jemi të përqendruar për 90 minuta”, tha Zidane.

Në këtë ndeshje debutoi me fanellën “los blancos” Eden Hazard. “Jam i lumtur për të, do të jetë i rëndësishëm për ne. ai nuk është ende gati, ka zhvilluar vetëm 4 seanca stërvitore. Ka nevojë të gjejë ritmin e duhur. Kur të jetë në niveline  tij ne do të mposhtim me lehtësi shumë skuadra”, tha Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat