Rrufeja dëmton lojtarët në fushën e lojës

Futboll

Rrufeja dëmton lojtarët në fushën e lojës

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 17:57
Rrufeja dëmton lojtarët në fushën e lojës

Një ndeshje futbolli midis dy shkollave në Xhamajkë, për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes midis shkollës "Wolmer’s Boys" dhe "Jamaica College", rrufeja ka dëmtuar dy studentë që ndodheshin në fushën e lojës. Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur dy lojtarët dëmtohen nga rrufeja dhe bien në tokë duke shtrënguar kokën.

Ndeshja vazhdon për disa sekonda, para se futbollistë e tjerë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe t’iu vijnë menjëherë në ndihmë. Të dëmtuarit u dërguan menjëherë në spital, ku morën ndihmën e parë nga mjekët.

Detajet e plota për gjendjen e lojtarëve nuk janë publikuar akoma, megjithëse mediat në Xhamajkë raportojnë se njëri nga studentët është larguar nga spitali, ndërsa tjetri vazhdon të qëndrojë aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat