Tifozët e bojkotojnë Juventusit kundër Atletico Madridit në Champions

Futboll

Tifozët e bojkotojnë Juventusit kundër Atletico Madridit në Champions

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Tifozët ultras të Juventusit kanë vendosur ta bojkotojnë ndeshjen kundër Atletico Madridit në kryeqytetin spanjoll në Ligën e Kampionëve, në shenjë proteste kundër arrestimit të liderëve të grupit të tyre ditë më parë.

Juve e nis sezonin e ri në Champions nesër në mbrëmje në Wanda Metropolitano ndaj Atleticos, por nuk do ta ketë mbështetjen e tifozëve ultras.

Sipas Tuttosport, tifozët ultras që kishin blerë bileta për ndeshjen ndaj Atleticos në udhëtim, kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi dhe të heqin dorë nga udhëtimi i tyre i kushtueshëm në shenjë proteste kundër klubit të vet.

Kjo pasi 12 liderë të grupit ultras të tifozëve të Juves u arrestuan të hënën nën dyshimin për aktivitete kriminale, shantazhe, pastrim parash dhe dhunë.

Presidenti i kampionit italian, Andrea Agnelli, kishte bashkëpunuar me policinë gjatë hetimit, duke pohuar se grupi ultras e kishte shantazhuar klubin duke e kërcënuar se do të bënte thirrje raciste apo sjellje të këqija në stadium që do të rezultonin në gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat