Shkupi mundet nga Vardari, Struga barazon me liderin - Bota Sot
Shkupi mundet nga Vardari, Struga barazon me liderin

Futboll

Shkupi mundet nga Vardari, Struga barazon me liderin

Nga: K. Goca Më: 18 shtator 2019 Në ora: 18:50
Shkupi-Vardari

Është zhvilluar edhe derbi i kryeqytetit mes skuadrës shqiptare Shkupit dhe asaj maqedone, Vardarit. Shkupi nuk e kishte ditën e vet dhe pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Vardari.

“Vardari arriti të fitojë në fushën e nxehtë të rivalit të papërshtatshëm”, shkruajnë mediat maqedone. Në minutën e 11-të futbollisti Cvetanovski shënon për epërsinë e Vardarit, kurse në minutën e 60-të, gjyqtari akordoi penallti. Micevski shënon për 0:2. Shkupjanët luftuan me mish e më shpirt por nuk arritën më shumë se të shënojnë një gol.

Në minutën e 71-të te Iseni, ish-lojtar i Vardarit,  ngushton humbjen në 1:2. Vardari renditet në vend të dytë me 13 pikë, kurse Shkupi është i katërti me 9 sosh.  Në Strugë, Akademia Pandev mbeti e pamposhtur edhe në ndeshjen me skuadrën shqiptare Struga Trim Lum, e cila përfundoi me rezultat 0:0. Struga luftoi maksimalisht por nuk arritën që t’i shkaktojnë humbjen e parë liderit, Akademia Pandev.

Struga renditet në pozitën e pestë me 8 pikë apo ka dy fitore, dy barazime e dy humbje, kurse Akandemia Pandev është i pari me 14 pikë, me 4 fitore e 2 barazime.

Liga e Maqedonisë së Veriut

Renova-Shkëndija        0:2

Shkupi-Vardari    1:2

Struga Trim Lum-A. Pandev  0:0

Rabotniçki-Makedonija GP 1:0

Sileksi-Boreci      3:0

Tabela

1. Akademija Pandev   6       4       2       0       14

2. Vardari   6       4       1       1       13

3. Makedonija GP        6       3       2       1       11

4. Shkupi   6       2       2       2       8

5. Struga Trim & Lum  6       2       2       2       8

6. Shkëndija        6       2       1       3       7

7. Renova  6       2       1       3       7

8. Sileks     6       2       0       4       6

9. Rabotniçki       6       2       0       4       6

10. Borec   6       1       1       4       4

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...