Juventus merr një lajm të mirë para ndeshjes me Leverkusen - Bota Sot
Juventus merr një lajm të mirë para ndeshjes me Leverkusen

Futboll

Juventus merr një lajm të mirë para ndeshjes me Leverkusen

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 20:37
Leon Bailey

Juventus do të ketë një favor shtesë para ndeshjes me Bayer Leverkusen.

Xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do t’i gjej përballë Juventusin dhe Bayer Leverkusenin.

Para kësaj ndeshje, skuadra gjermane ka konfirmuar se nuk do të kenë shërbimet e anësorit Leon Bailey.

Lojtari duket se ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes kundër Lokomotivës së Moskës.

Sipas ekzaminimeve të para mjekësore të kryera nga mjeku i skuadrës së Leverkusen, lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 1 tetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...