Granada leksion Barcelonës, katalunasit njoftohen me humbjen e dytë këtë edicion - Bota Sot
Granada leksion Barcelonës, katalunasit njoftohen me humbjen e dytë këtë edicion

Futboll

Granada leksion Barcelonës, katalunasit njoftohen me humbjen e dytë këtë edicion

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 23:00
Pamje nga ndeshja

Granada ka mposhtur Barcelonën me rezultat të pastër 2-0, për t’u ngritur kështu në krye të renditjes tabelare në Serie A.

Azeez në minutën e 2′ e Vadillo nga penalltia në të 65’tën, mjaftuan që skuadra nga Estadio Nuevo Los Cármenes, të regjistrojë edhe fitoren e tretë këtë edicion, krahas një humbjeje e po aq barazimeve.

Katalunasit ndërkaq regjistruan humbjen e dytë, pas asaj nga Athletic Bilbao në javën e parë.

Kësisoj, djelmoshat e Valverdes pozicionohen në vendin e shtatë, me një pikë më pak se Real Madridi e me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Pas pak do të vijmë me informatat shtesë nga ky duel, si notat e lojtarëve e deklaratat e trajnerëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...