Real-Ajax 1-4, Marc Overmars zbulon skandalin - Bota Sot
Real-Ajax 1-4, Marc Overmars zbulon skandalin

Futboll

Real-Ajax 1-4, Marc Overmars zbulon skandalin

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 00:35
Marc Overmars

Fitorja 4-1 e arritur në shtëpinë e Real Madrid në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League do të mbahet mend për një kohë të gjatë në shtëpinë e Ajax-it.  

Drejtori i përgjithshëm i holandezëve, Edwin van der Sar, ka kujtuar: "Në rastin e tre golave të parë isha i detyruar të përmbahesha, sepse isha ulur në krah të presidentit të Real-it, por kur erdhi i katërti...".

Këto deklarata janë pasuar nga ato të drejtorit sportiv, Marc Overmars, i cili ka zbuluar skandalin që ka ndodhur në tribunë.

"Van der Sar nuk i ka thënë të gjitha: Florentino Perez e goditi dhe u desh ndërhyrja ime që situata të qetësohej", ka thënë Overmars për AS.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...