Liverpooli në ‘hall’ – Klubi në proces gjyqësor me kompaninë e veshjeve sportive ‘New Balance’

Futboll

Liverpooli në ‘hall’ – Klubi në proces gjyqësor me kompaninë e veshjeve sportive ‘New Balance’

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

‘New Balance’ pretendojnë se ata kanë marrëveshje me ‘The Reds’ deri në fund të sezoni, por Liverpooli ka ndryshuar mendimin dhe janë gati të firmosin me brendin e njohur ‘Nike’.

Liverpool është në një mosmarrëveshje ligjore me furnizuesit e tyre të fanellave dhe gjësendeve të tjera, New Balance, pasi klubi anglez po pretendon ta prish marrëveshjen dhe të kalojnë tek brendin ‘Nike’.

Një zëdhënës i Liverpooli foli për ‘Sky Sports News’, ku tha se: “Ne mund të konfirmojmë që furnizuesi i fanellave dhe gjësendeve të tjera rreth klubit, New Balance, ka filluar një proces gjyqësore me klubin tonë”.

Kështu, kontrata e tanishme gjashtë vjeçare e Liverpool-it prej 45 milionë eurosh me prodhuesin e veshjeve sportive do të skadojë në fund të sezonit.

Fituesit e Ligës së Kampionëve janë afër një marrëveshje 70 milionë eurosh në sezon me gjigantët amerikanë të veshjeve sportive ‘Nike’ – i cili do të ishte më fitimprurës në historinë e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat