Lojtari i akademisë i vjedh orën me vlerë 70 mijë euro ish-yllit të Ajax

Futboll

Lojtari i akademisë i vjedh orën me vlerë 70 mijë euro ish-yllit të Ajax

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 00:03
Ai është lojtari i ri premtues Lamine Diaby-Fadiga

Personi që vodhi orën e yllit të Nice, Kasper Dolberg më në fund është identifikuar.

Ora, me vlerë rreth 70,000 euro, ishte marrë nga brenda në dhomën e zhveshjes së Nice dhe zemërimi ishte i madh për ish-sulmuesin e Ajax.

Ai kërcënoi të mos luante në ndeshjen e radhës kundër Dijon, megjithëse bëri marrëveshje dhe luajti, duke shënuar në fitoren 2-1 për klubin.

Dolberg paraqiti një ankesë në policinë lokale, dhe fajtori duket se është gjetur, me L’Equipe duke njoftuar se është lojtari i ri premtues Lamine Diaby-Fadiga.

Diaby-Fadiga bëri debutimin e tij nën trajnerin Lucien Favre në moshën 16 vjeç dhe ai ka luajtur përsëri në ekipin senior që kur Patrick Vieira mori detyrën.

Një dëmtim i këmbës që pësoi në prill e la atë jashtë fushave, dhe tani ekziston mundësia që karriera e tij me klubin francez të marrë fund. Hetimi është hapur një hetim disiplinor dhe do t’i kërkohet shpjegime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat