Alves: Vinicius është lojtari më i mirë nga të rinjtë

Futboll

Alves: Vinicius është lojtari më i mirë nga të rinjtë

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 11:49
Vinicius Junior

Legjenda braziliane, Dani Alves ka thënë se sulmuesi i Realit, Vinicius Junior është lojtari më i mirë nga të rinjtë.

Vinicius ndeshjen e parë e realizoi për Santos në moshën 16-vjeçare, ndërsa pas dy viteve u transferua në Real Madrid.

I pyetur për lojtarin më të ri që është në formën më të mirë, braziliani tha se është Vinicius nga Reali.

“Mund të them Vincius Junior nga Real Madrid. Janë disa lojtarë që lindin me talent dhe me siguri njëri ndër ta është ai. E kam pasur shansin ta shoh duke luajtur nga afër në kombëtaren e Brazilit. Do të shohim dhe dëgjojmë më shumë nga ai së shpejti”, deklaroi ai.

Vinicius në ndeshjen e kaluar ndaj Osasunes shënoi golin e parë të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat