Giampaolo: Në Torino u argëtova. Ja çfarë duhet të bëjmë kundër Fiorentina-s

Futboll

Giampaolo: Në Torino u argëtova. Ja çfarë duhet të bëjmë kundër Fiorentina-s

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 00:24
Marco Giampaolo

Trajneri i Milan-it, Marco Giampaolo, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që skuadra e tij do të luajë të dielën në mbrëmje kundër Fiorentina-s.   

Humbja me Torino-n: "Gabimi ynë ka qenë që nuk kemi mbyllur ndeshjen, ishte rruga drejt fitores. Jam argëtuar për pjesën më të madhe të ndeshjes, skuadra ka luajtur. Gjykimi për një ndeshje ndikohet gjithmonë nga rezultati final".

Drejtimi i duhur: "Përtej zgjedhjeve, shqetësohem shumë për skuadrën dhe jo për lojtarët individualisht. Objektivi ishte ai që të luanim futboll dhe të zotëronim topin më shumë se kundërshtari. Gjëra këto që i kemi bërë, por problemi i vetëm ka qenë që nuk e kemi mbyllur ndeshjen".  

Fiorentina: "Të gjitha ndeshjet janë të vështira, duhet të djersish. Diferencën e bën mentaliteti. Duhet të respektojmë kundërshtarin, por duhet të kemi një mentalitet sulmues", ka thënë Giampaolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat