Probleme për Juventus-in, Barça kontakton Raiola-n

Futboll

Probleme për Juventus-in, Barça kontakton Raiola-n

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 00:48
Raiola

Matthijs de Ligt ka qenë goditja e merkatos së verës për Juventus-in.

Mbrojtësi u mor nga Ajax-i për plot 85 milionë euro, por nuk ka bindur plotësisht në këto ndeshje të para të sezonit. Gjithsesi, për holandezin vazhdojnë të interesohen shumë skuadra dhe, sipas shtypit spanjoll, në 2020-ën mund të krijohen skenarë të rinj dhe të bujshëm në merkato.

Barcelona, që e ka kërkuar lojtarin edhe gjatë merkatos së kaluar, duket se është gati të hidhet përsëri në sulm verën e ardhshme dhe ka kontaktuar Mino Raiola-n, menaxheri i holandezit, për të kuptuar mundësitë e realizimit të operacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat