Spanjë, Federata akuzon kompaninë: Manipuloi pamjet televizive në VAR

Futboll

Spanjë, Federata akuzon kompaninë: Manipuloi pamjet televizive në VAR

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 20:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka lëshuar sot një komunikatë, në të cilën akuzon kompaninë MedioPro për imazhet televizive që ka vënë në dispozicion gjatë vendimeve që merren në VAR (Video Assistant Referee). Akuzat vijnë më saktësisht për ndeshjen Valencia-Athletic Bilbao, zhvilluar ditën e diel.

Pamjet televizive tregojnë se Denis Cheryshev realizoi golin vendimtar të fitores së Valencia edhe pse shoku i tij i skuadrës, Maxi Gomez, ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje. Pavarësisht kësaj, VAR vendosi që goli të konsiderohej i rregullt.

Pas ndeshjes, Federata ka kundërshtuar imazhet e vëna në dispozicion nga MediaPro, sipas së cilës çuan në marrjen e një vendimi të gabuar. Federata shprehet se komnpania vuri në dispozicion pamje jo të sakta, duke nisur një hetim. Nëse ky hetim tregon se Federata ka të drejtë palët mund të përfundojnë në gjyq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat