Agim Ademi ka një mesazh për Cërvena Zvezdën e Zvezdanit

Futboll

Agim Ademi ka një mesazh për Cërvena Zvezdën e Zvezdanit

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:27
Agim Ademi ka një mesazh për Cërvena Zvezdën e Zvezdanit

Vetëm pak orë pasi Policia e Kosovës nuk lejoi klubin serb të Cërvena Zvezdës të hynte në terrotorin kosovar për të zhvilluar një ndeshje zyrtare të vlefshme për 1/16-at e Kupës së Serbisë ndaj skuadrës amatore mitrovicase Trepça fantome, ka reaguar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili në një deklaratë për mediat ka shpjeguar arsyet se përse autoritetet e Kosovls nuk kanë lejuar klubin e Crvena Zvezdës të hyjë në Kosovë për të zhilluar një ndeshje zyrtare me një skuadër nga Mitrovica.

“Ne kemi qenë në dijeni për tentimin për ta zhvilluar këtë ndeshje, të cilën e kemi kundërshtuar qysh nga fillimi dhe kemi kërkuar nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë ta përkrahin vendimin tonë për të mos e lejuar Crvena Zvezdën të hyjë në Kosovë.

Ne kemi qenë gjithmonë për promovimin e sportit dhe kemi lejuar organizimin e ndeshjeve bamirëse dhe atyre miqësore, mirëpo asnjëherë nuk do ta lejojmë zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të Serbisë në Kosovë, sepse është kundër statutit tonë dhe të UEFA-s.

Për ne është e rëndësishme që të mos lejohet zhvillimi i ndeshjeve të tilla në territorin e Kosovës”, u shpreh Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat