Agim Ademi i emocinuar me barazimin e Kosovës ndaj Holandës - Bota Sot
Agim Ademi i emocinuar me barazimin e Kosovës ndaj Holandës

Futboll

Agim Ademi i emocinuar me barazimin e Kosovës ndaj Holandës

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:10
Agim Ademi i emocinuar me barazimin e Kosovës ndaj Holandës

Paraqitja dinjitoze dhe barazimi kundër një gjiganti të futbollit botëror siç është Holanda, e cila në dy vitet e fundit është shpallur kampione e Evropës në grupmoshën deri 17-vjeç, është një dëshmi tjetër se jemi në rrugën e mbarë dhe jemi rritur shumë viteve të fundit.

Kjo gjeneratë  e futbollistëve është ardhmëria e futbollit tonë. Kjo është Kosova dardane, ky është themeli i fortë, i cili na garanton vazhdimësi të punës dhe të sukseseve. Andaj, urime të gjithë futbollistëve të Kombëtares U17, shtabit teknik dhe udhëheqësve të ekspeditës për këtë rezultat të rëndësishëm.

Vazhdojmë së bashku me krenari dhe përgjegjësi, shkruan presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Në ndeshjen e parë në kualifikimet për Evropianin “Estonia 2020”, në kuadër të Grupit të 12-të, që po mbahen në Venray të Holandës, Kombëtarja U17 në ballafaqim me Holandën, kampion i Evropës, për këtë grup-moshë, ka luajtur baras (1:1), që është një nisje jashtëzakonisht e mirë në këto kualifikime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...