Wenger: Hazard nuk mund ta zëvendësoj Ronaldon

Futboll

Wenger: Hazard nuk mund ta zëvendësoj Ronaldon

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:59
Wenger: Hazard nuk mund ta zëvendësoj Ronaldon

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se sulmuesi i Realit, Eden Hazard nuk mund ta zëvendësoj yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Hazard është transferuar gjatë afatit kalimtar, por ende nuk është në formën më të mirë pasi ka shënuar vetëm një gol.

Tekniku francez beson që Reali nuk e ka parë formën më të mirë të belgut, por pavarësisht çfarë ndodh nuk do ta zëvendësoj yllin portugez.

“Nuk mundet të shënoj 50 gola brenda një viti. Ju nevojitet një tjetër golashënues pasi Benzema është 32 vjeç dhe kanë nevojë për një lojtar tjetër të ri që të shënoj gola dhe ndoshta do t’ia dal shumë mirë. Hazard është lojtari i duhur për ndeshjet e mëdha. Reali nuk e ka parë më të mirën e Hazardit pasi nuk është në formën që mundet të jetë”, deklaroi ai.

Hazard dje luajti në fitoren e thellë të Belgjikës ndaj San Marinos (9-0), gjë që konfirmoj kualifikimin e tyre për Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat