Shpërthen ylli i Premier League: Nuk mund ta pranoj një gjë të tillë

Futboll

Shpërthen ylli i Premier League: Nuk mund ta pranoj një gjë të tillë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 12:22
Premier League

Olivier Giroud ka qenë përsëri protagonist me Francën, por vazhdon të jetë një lojtar rezervë te Chelsea. Ky është paradoksi që po jeton sulmuesi 33-vjeçar.

Kampioni i botës ka folur për situatën e tij te klubi londinez në një intervistë të dhënë për "Le Pelerin", në të cilën ka thënë se: "Nuk mund ta pranojë këtë situatë. Gjithsesi, nuk dua të krijoj probleme. Kam treguar gjithmonë respekt ndaj të gjithëve".  

"Nuk jam dakord me trajnerin (Lampard), por i respektoj vendimet e tij. Gjithsesi, nuk mund ta pranoj këtë situatë. E di sa vlej dhe sa i rëndësishëm mund të jem në fushën e lojës".

"Vitin e kaluar, kur mendoja se meritoja të luaja, i kam kërkuar shpjegime trajnerit. Kam patur rivalë të ndryshëm në rolin tim. Nga Morata te Higuain, por në fund kam fituar unë. Kam fituar Kupën e Anglisë në 2018-ën dhe Europa League në 2019-ën".  

"Edhe ky sezon nuk ka filluar mirë për mua, por nuk do të dorëzohem. Vështirësitë nuk më kanë shqetësuar kurrë dhe nuk do të më shqetësojnë as këtë herë", ka përfunduar francezi.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat