Klopp i ka thënë “jo” Realit dhe Manchester United, arsyeja do ju befasojë!

Futboll

Klopp i ka thënë “jo” Realit dhe Manchester United, arsyeja do ju befasojë!

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 16:07
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp njihet si një ndër trajnerët që punon me më shumë pasion dhe kjo gjë është parë në të gjitha ekipet ku ai ka qenë në drejtim.

Gjermani duket se pasionin dhe dashurinë për këtë sport nuk e ve mbi asgjë dhe këtë gjë e ka vërtetuar së fundmi edhe legjenda Robbie Fowler. Ish-lojtari i Liverpool, ka thënë se Klopp i ka treguar në një intervistë se ka refuzuar ofertat e Real Madrid dhe Manchester United.

“Kam bërë një intervistë me Jurgen para disa vitesh dhe më tregoi se kishte refuzuar ofertën e dy klubeve shumë të pasura. Njëri ishte Manchester United, ndërsa tjetri me shumë mundësi ishte Real Madrid. Klopp më shpjegoi dhe arsyen e refuzimit, ku më tha se nuk e pranonte dot faktin që këto klube interesoheshin vetëm për pjesën komerciale.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat