Komenti epik i ish-shokut të skuadrës: Ronaldo, ke shënuar më shumë gola sesa kam shkuar unë në banjo

Futboll

Komenti epik i ish-shokut të skuadrës: Ronaldo, ke shënuar më shumë gola sesa kam shkuar unë në banjo

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:59
Cristiano Ronaldos

Dje ishte një ditë shumë e veçantë në jetën e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez rrumbullakosi shifrën e jashtëzakonshme dhe historike të 700 golave, gjatë gjithë karrierës së tij profesionale, duke shënuar nga penalltia kundër Ukrainës. Portugalia doli e mundur 2-1 nga Kievi, ndaj do të duhet të presë akoma për ta vulosur kualifikimin në “Euro 2020”.

Megjithëse mbeti disi i zhgënjyer nga rezultati, futbollisti nga Madeira dëshironte ta ndante momentin historik të 700 golave me ndjekësit e pafundmë në rrjetet sociale. Për ta bërë këtë, ai ngarkoi një video në Instagram, që tashmë ka marrë më shumë se 10 milionë shikime dhe më tepër se 3 milionë “like”.

Shumë prej tifozëve portugezë e kanë uruar me komente, por mes këtyre të fundit spikat njëri në veçanti, ai i ish-shokut të tij të skuadrës (Manchester United), Patrice Evra.

Image

Futbollisti francez ka treguar humorin e tij, duke komentuar kështu: "Vëlla, ti ke shënuar më shumë gola sesa herët që kam shkuar unë në banjo përgjatë dy viteve". Komenti i ish-lojtarit të "Djajve të Kuq" dhe Juventusit, ndër të tjera, ka nxitur të qeshurën e ndjekësve të CR7, që janë përgjigjur me “emoji” fytyrash të buzëqeshura. Komenti i Evra ka arritur më shumë se 9 mijë pëlqime.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat