Bayerni nuk fiton! Abrashi luajti 46 minuta

Futboll

Bayerni nuk fiton! Abrashi luajti 46 minuta

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:20
Bayerni nuk fiton! Abrashi luajti 46 minuta

Kampion gjerman kthehet me një pikë nga Augsburgu. Bavarezët nuk fituan por luajtën baras me rezultat 2:2 me Augsburgun në kuadër të javës së tetë.

Vendasit për 27 sekonda kaluan në epërsi por kjo epërsi e hershme nuk iu dha forcë për të ruajtur deri në fund.  Marco Richter shënon nga afërsia për 1:0.

Bavarezët shpejt këndellen dhe Robert Lewandowski shënon me kokë për rezultatin 1:1 në minutën e 14-të.

Në minutën e 49-të, Serge Gnabry nga rreth 17 metra godet bukur dhe topin në këndin e djathtë e të poshtëm të portierit vendas, 1:2. Në minutën e 90+2, Finnbogason ia mohoi fitoren Bayernit, duke barazuar rezultatin 2:2.

Bayerni është i dyti në renditje me 15 pikë dhe Augsburg i 15-ti me 7. Amir Abrashi luajti deri në minutën e 46-të për Freiburgun, e cila skuadër humbi si mysafir me 2:0 nga Union Berlini. Bulter (1’) e Ingvartsen (84’) realizuan për Union Berlinin. Freiburg është në vend të gjashtë me 14 pikë dhe Union Berlini i 14-ti me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat