Meunier kërkon vazhdimin e kontratës me PSG

Futboll

Meunier kërkon vazhdimin e kontratës me PSG

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 22:05
Thomas Meunier

Thomas Meunier dëshiron vazhdimin e kontratës me Paris Saint Germain.

Lojtari belg është i gatshëm që të hap negociatat me skuadrën e PSG, rreth një rinovimi të mundshëm të kontratës.

Mbrojtësi i krahut ka marrëveshje me PSG vetëm deri në fund të këtij sezoni, dhe ai ka qenë lidhur me një kalim të mundshëm tek Juventus, si transferim i lirë.

Por, Meunier ka bërë të ditur për ‘La Derniere Heure’ se është i gatshëm të futet në negociata me kampionët e Ligue 1.

Mbetet të shihet nëse PSG do t’i ofrojë lojtarit kontratën e re ose jo. Ai nuk është përfshirë shumë nga Thomas Tuchel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat