Woodward: Manchester United nuk është në shitje - Bota Sot
Woodward: Manchester United nuk është në shitje

Futboll

Woodward: Manchester United nuk është në shitje

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 08:47
Ed Woodward

Nënkryetari ekzekutiv, Ed Woodward, ka deklaruar se klubi Manchester United nuk është në shitje.

Glazers fillimisht kanë blerë disa aksione në klub në vitin 2003, para se të merrnin plotësisht në dorë klubin në vitin 2005, shkruan Goal.

Ndërsa pakënaqësia e tifozëve ndaj pronarëve të klubit është rritur dhe ka sugjerime se princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dëshiron ta blejë skuadrën.

Mirëpo Woodward ka theksuar se Glazers mbeten të përkushtuar ndaj klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat