Cancelo: City në një nivel me Juventus

Futboll

Cancelo: City në një nivel me Juventus

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Joao Cancelo beson se Manchester City dhe Juventus janë skuadra të të njëjtit nivel.

Mbrojtësi portugez, i cili mbulon krahët e mbrojtjes, Cancelo, ka thënë se Man City dhe Juve i kanë shanset e njëjta për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Portugezi pritet që nesër të  jetë titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të cilën Manchester City e zhvillon kundër skuadrës së Atalanta.

“Nuk mendoj se Man City ka shanse më të mëdha sesa Juve për të triumfuar në Ligën e Kampionëve. Janë dy skuadra të forta” ka thënë Cancelo.

“Besoj se jemi dy skuadra të mira, sikur të gjitha skuadrat në Ligën e Kampionëve” ishin fjalët e mbrojtësit.

Cancelo la skuadrën e Juventus gjatë verës, për të kaluar tek skuadra e Manchester City, ku tashmë ka filluar të inkuadrohet në planet e Pep Guardiolas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat