Kur humoristi Cima luante me Agim Canën dhe i shënoi Zvezdës! Asnjëherë nuk u bë...

Futboll

Kur humoristi Cima luante me Agim Canën dhe i shënoi Zvezdës! Asnjëherë nuk u bë...

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2019 Në ora: 12:12
Kur humoristi Cima luante me Agim Canën dhe i shënoi Zvezdës! Asnjëherë nuk u bë...

Rasim Thaçi apo humoristi i mirënjohur, gjeneratat e vjetra e mbajnë mend si një sulmues jashtëzakonisht i spikatur por edhe atraktiv, që iu shkaktonte kokëçarje skuadrave të ndryshme.
Vlerësohej si futbollist i rrezikshëm për mbrojtjen rivale.

Image

Kur shënon gol Cima në fanellën e Flamurtarit të Prishtinës

Cima i takon gjeneratës së Agim Canës, Ejup Kapitit, të ndjerit Burim Hatipit, të ndjerit Faton Domi etj.

Cima shihet edhe në foto kur në njërën nga ndeshjet shënon gol në fund të viteve të 70-ta.

Po ashtu shihet edhe në përbërjet e Prishtinës (në gazetën “Rilindja”) të asaj kohe, kur Prishtina e kishte mundur Cërvena Zvezdën e Gjilanit me golat e Rasim Thaçit dhe Ejup Kapitit.

Si sulmues ka qenë vërtet shumë i hatashëm.

Që nga koha kur u përshëndet nga lojtari aktiv, asnjëherë nuk e kishte provuar që të bëhej trajner futbolli në ndonjë skuadër. 

Image

Vetëm Cima e din pse nuk e provojë asnjëherë zejen e trajnerit apo pse nuk e kishte mendjen aty.

Krejt në fund, në klubin me të madh në vend Prishtina, në periudhat e ndryshme kanë dalë emra të mëdhenj.

Image

Prishtina e fundviteve 70-ta, Cima i fundit ulur.

Emra që kurrë nuk harrohen për faktin se kudo që shkuan lanë gjurmë të pashlyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat