Man Utd barazon rekordin e zi të Premierligës – mbrojtje jofunksionale

Futboll

Man Utd barazon rekordin e zi të Premierligës – mbrojtje jofunksionale

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:09
David de Gea

Manchester United ka dëshpëruar përsëri, duke u mposhtur nga skuadra e Bournemouth.

Bournemouth shënoi fitore me rezultat minimal kundër United, duke bërë që ‘Djajtë e kuq’ të vendosin rekord të zi në Premierligë.

Manchester tashmë ka barazuar rekordin negativ për ecurinë pa mbajtur portën e paprekur në ndeshjet e luajtura në udhëtim.

Manchester United ka pësuar gol në secilën nga 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur në udhëtim, në Premierligë.

Herën e fundit kur United mbajti portën e paprekur ishte rreth 10 muaj më parë, në fitoren 3:0 kundër Fulham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat