Mezani: Kemi patur presion për shkak ndeshjes së kaluar

Futboll

Mezani: Kemi patur presion për shkak ndeshjes së kaluar

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 12:23
Mezani: Kemi patur presion për shkak ndeshjes së kaluar

Gjilani arriti fitore bindëse me 4:0 përballë Ferizaji. Tekniku i Gjilanit, Gentian Mezani foli për fitoren e skuadrës së tijë në përballjen e javës së 13-të kampionale.

Mezani fillimisht tha se nuk do ta quante fitore të lehtë edhe pse rezultati jep përshtypje të tilla.

"Nuk do ta quaja fitore të lehtë edhe pse rezultati jep përshtypje të tilla. Kemi patur presion për shkak ndeshjes së kaluar", tha fillimisht kryetrajneri i Gjilanit.

Ai tutje u shpreh se gjithçka u bë e lehtë kur skuadra e tijë e shënoi golin e parë dhe se para vetës kishin një kundërshtar të mirëvendosur në fushë.

"Gjithçka më e lehtë për ne u bë kur edhe realizuam golin e parë. Kemi patur para vetës një skuadër të mirë vendosur dhe që kishte dëshirë ta fitonte ndeshjen përballë nesh", përfundoi Mezani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat