Conte deklarohet pas humbjes shokuese të Interit

Futboll

Conte deklarohet pas humbjes shokuese të Interit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 08:18
Antonio Conte

Antonio Conte ka thënë se Interit i mungon përvoja ndërkombëtare në Ligën e Kampionëve.

Inter janë përmbysur nga Borussia Dortmund nga 0-2 në 3:2, duke rrezikuar seriozisht kalimin në fazën e eliminimit direkt.

“Unë lexoj çdo ditë në gazeta elozhe për merkaton dhe programimin, por ne duhet të përmisohemi shumë. Të tjerët kanë tre lëndime dhe askush nuk i vëren, kurse tek ne, kjo vërehet menjëherë”, ka deklaruar Conte, teksa fliste për numrin e limituar të lojtarëve.

Ai tutje shton se Interit i mungon përvoja, pasi lojtarët që kanë blerë nuk kanë luajtur në Ligën e Kampionëve.

“Përveç Godinit, ne nuk kemi lojtarë të rëndësishëm për Evropën. Kur gjërat shkojnë keq, kujt duhet t’i drejtohem: Barellas që e kemi marrur nga Cagliari? Apo Sensit, që e kemi blerë nga Sassuolo?”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat