Valverde afër shkarkimit, Barca gjen një super trajner

Futboll

Valverde afër shkarkimit, Barca gjen një super trajner

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:23
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde është edhe një herë në qendër të vëmendjes.

Barcelona ka befasuar të gjithë duke barazuar 0-0 me Slavia Pragë në Ligën e Kampionëve.

Ky barazim vjen pas humbjes humbjes 3:1 nga Levante në La Liga.

Realisht, Barcelona formë të mirë nuk ka gëzuar gjatë gjithë sezonit, dhe një shkarkim i spanjollit është shumë i mundur.

Mediet në Spanjë tashmë kanë dhënë emrat e parë si zëvendësues të mundshëm të Valverde.

Emri i parë që ka dalë në skenë është ai i Ronald Koeman, trajneri aktual i Kombëtares së Holandës.

Koeman po kalon kohë të mirë të Holanda, duke i shndërruar në një nga kombëtaret me futbollin më të bukur në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat