Onana: Të gjithë duan të luajnë në Angli

Futboll

Onana: Të gjithë duan të luajnë në Angli

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:16
Andre Onana

Portieri i Ajax, Andre Onana, i ka hapur derën mundësisë për të luajtur në Premier Ligë.

Tottenham dhe Manchester United ka kontaktuar agjentin e portierit javën e kaluar me shpresën ta blejnë gjatë afatit dimëror ose në verën e ardhshme.

Portieri nga Kameruni ka thënë se të gjithë duan të luajnë në Angli, për shkak të garës që zhvillohet.

“Gara në Angli është e fortë dhe të gjithë duan të luajnë, por duhet të fitosh mundësinë. Premier Liga nuk është për të gjithë, por do të shohim çfarë do të ndodh në të ardhmen. Në këtë momente jam në kontratë me Ajaxin dhe jam i lumtur që jam portieri i parë. Është e rëndësishme për mua të përmirësohem. Nuk do të qëndrojë në Ajax për gjithë jetën time”, deklaroi ai.

Pos klubeve angleze interesim për portierin kanë shfaqur edhe disa klube italiane e gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat