Juventus do të sakrifikojë 3 yje për 2 fenomenë

Futboll

Juventus do të sakrifikojë 3 yje për 2 fenomenë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 00:55
Juventus

Shtohen zërat për një lëvizje të bujshme të Juventus-it në merkato. Sipas Calciomercato.it, kampionët e Italisë po punojnë për një operacion të bujshëm me Borussia Dortmund, që do të përfshijë pesë lojtarë.

Në radhët e klubit gjerman, në fakt, janë dy fenomenë që duket se kanë magjepsur drejtuesit e Zonjës, të cilët duket se kanë përgatitur një strategji të bujshme për t'i siguruar. Dy fenomenët në fjalë janë Jadon Sancho dhe Julian Brandt, të cilët vlerësohen respektivisht 100 milionë dhe 50 milionë euro.

Një shifër e lartë që Juventus nuk mund t'ia lejojë vetes dhe për këtë arsye bardhezinjtë po mendojnë t'u ofrojnë gjermanëve pará plus kartonët Emre Can, Bernardeschi dhe Rugani, një treshe që pëlqehet nga Dortmund-i.  

Bëhet fjalë për një hipotezë, por nëse do të kthehet në realitet, atëherë do të ishte sigurisht një kryevepër e merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat