Reja: Më vjen keq që nuk e mora Shqipërinë më herët, ju premtoj tjetër kombëtare! - Bota Sot
Reja: Më vjen keq që nuk e mora Shqipërinë më herët, ju premtoj tjetër kombëtare!

Futboll

Reja: Më vjen keq që nuk e mora Shqipërinë më herët, ju premtoj tjetër kombëtare!

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 16:54
Edy Reja

rajneri i Shqipërisë, Edy Reja, foli nga një konferencë për shtyp për ndeshjen kundër Francës. Ai tregon se do të donte ta drejtonte ekipin dhe më parë. Numri një i stolit shpreh bindjen se do të bëjnë më të mirë në të ardhmen. 

Shqipëria - "Takimet janë më të ralla. Ke më shumë kohë për të zgjedhur lojtarët. Fola me Deschampsin dhe më tha se ishte i kënaqur me Francën dhe stresi nuk ishte i njëjtë si të punosh me Juven. Më vjen keq që nuk erdha më përpara të drejtoja Shqipërinë, të njihja më tepër ekipin dhe nëse do të kisha më shumë kohë do të kishim tjetër rezultat. Për të ardhmen do të kemi rezultate më të mira". 

Formacioni - "Kemi 4 lojtarë me dëmtime. Cikalleshi, Abrashi, Xhaka apo Kamberi, kemi një ekip që i zëvendëson si duhet ata që mungojnë. E dimë se Franca është kampione bote dhe janë të fortë, por nuk fitojnë gjithmonë më të fortët. Duhet të përdorim kokën dhe jo vetëm zemrën, duhet të përgatitemi si duhet dhe në nivelin taktik. Kemi përgatitur gjithçka dhe në stadiumin e ri shpresoj të shohim një Shqipëri tjetër". 

Andorra - "Kur futesh në fushë, futesh me idenë për të fituar ndaj çdo kundërshtari. Kundër Andorrës gabum shumë në mbrojtje dhe jo në sulm. Jam dakord që nuk bëmë mirë, por me Francën është tjetër histori. Andorra nuk fitonte prej 8 vitesh jashtë dhe ne na bëri 2 gola, duhet të kuptojmë se çfarë nuk shkoi. Franca nuk mbyllet si Andorra dhe luan në sulm. Ne duhet të mbrohemi mirë dhe duhet të provojmë që t'i sulmojmë me inteligjencë. Duhet të jemi shumë inteligjentë dhe të punojmë me mend". 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat