Sky Sports zbulon dy titullarët e Anglisë - Bota Sot
Sky Sports zbulon dy titullarët e Anglisë

Futboll

Sky Sports zbulon dy titullarët e Anglisë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 14:42
Sky Sports zbulon dy titullarët e Anglisë

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020” kundër Anglisë, në Prishtinë.

Mediumi i njohur anglez “Sky Sports” raporton se talenti i Chelsea, Callum Hudson – Odoi dhe portieri i Burnley, Nick Pope, do të jenë nga minuta e parë sonte kundër Kosovës.

Ndërkohë, në ndeshjen e parë mes tyre në Southampton takimi ishte mbyllur me 8 gola të shënuara, derisa Anglia triumfoi me shifrat 5:3.

Futbollistët e përzgjedhësit Bernard Challandes sonte kanë testin e tyre të fundit ndaj “Tre Luanëve”, me fillim të orës 18:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat