Chelsea planifikon t’i vazhdojë kontratën Willianit - Bota Sot
Chelsea planifikon t’i vazhdojë kontratën Willianit

Futboll

Chelsea planifikon t’i vazhdojë kontratën Willianit

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 23:42
Williani

Chelsea duket se nuk e ka ndërmend ta lejojë Willianin të largohet nga skuadra pas këtij sezoni.

Sulmuesi brazilian ka vlerë të madhe në strategjitë e Frank Lampardit dhe ky i fundit dëshiron që lojtari ta vazhdojë kontratën.

Marrëveshja aktuale e 31-vjeçarit me The Blues skadon në qershor të vitit 2020, por që Chelsea është e gatshme t’i ofrojë atij edhe një vit kontratë.

Willian fiton 120 mijë euro në javë te skuadra nga veriu i Londrës, por që në marrëveshjen e re, lojtari kërkon një pagë më të lartë.

Barcelona ka kohë që e dëshiron transferimin e brazilianit, mirëpo asnjëherë nuk ka arritur ta bind lojtarin e Selecaos që të largohet nga Stamford Bridge.

Nëse Chelsea dhe Willian nuk arrijnë një marrëveshje për ta vazhduar kontratës, atëherë Blaugranasit do ta kenë rrugën e hapur për ta transferuar atë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat