Kishte thënë se kurrë nuk do të bëhej trajner i Tottenham, ja çfarë thotë tani Mourinho

Futboll

Kishte thënë se kurrë nuk do të bëhej trajner i Tottenham, ja çfarë thotë tani Mourinho

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:35
Jose Mourinho

Jose Mourinho është parqitur për herë të parë në konferencë si trajner i Tottenham.

Trajneri portugez është emëruar trajner i Tottenham, duke zëvendësuar të shkarkuarin Mauricio Pochettino.

Mourinho në të kaluarën ka drejtuar Chelsean, dhe kishte deklaruar se kurrë nuk do të drejtonte Tottenham.

Pasi tash gjërat kanë ndryshuar, Mourinho është pyetur për këtë situatë.

“Po, por kjo ishte para se t’u shkarkoja”, është përgjigjur Mourinho.

“Shpresoj se nuk ka ndonjë tifoz më të madh te Spurs sesa unë”.

“Chelsea është e kaluara, vetëm e kaluara. Dy periudha titujsh që janë të kaluara. Askush nuk do të dëshironte të fitonte më shumë se unë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat