Ballkani eliminon Dritën në ndeshjen dramatike në Suharekë

Futboll

Ballkani eliminon Dritën në ndeshjen dramatike në Suharekë

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 15:25
Ballkani dhe Drita

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Ballakanit dhe Dritës, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Kupës së Kosovës.

Skuadra vendase ka arritur të siguroj kualifikimin tutje me anë të penalltive.

Ndeshja në 90 minuta përfundoi baraz me rezultat 1:1, ndërsa dy skuadrat nuk arritën të shënonin as në dy shtesat nga 15 minuta.

Golin për skuadrën mysafire e shënoi, Fidan Gërbeshi nga penalltia ndërsa Blend Baftiu ishte ai që barazoi rezultatin 1:1.

Ndërsa në penallti, skuadra vendase ishte më e sakte duke arritur të shënoj 5 të tilla, ndërsa Drita vetëm 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat