Ra në “grupin e ferrit”, shpërthen Deschamps

Futboll

Ra në “grupin e ferrit”, shpërthen Deschamps

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 09:52
Didier Deschamps

Franca kampione e Botës në fuqi ka peshkuar dy gjigantë të tjerë në shortin e hedhur për grupet e Euro 2020: Gjermaninë dhe Portugalinë. I pranishëm në Bukuresht për eventin e hedhjes së shortit, ishte edhe vetë trajneri i përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, ai që ka komentuar atë që është cilësuar si “grupi i vdekjes”.

“Çdo ndeshje do të jetë e rëndësishme, gati deçizive për të menduar për kualifikimin. Edhe trajnerët e tjerë do të kenë patur të njëjtat mendime me mua në momentin e verdiktit të shortit”.

“Fatkeqësisht ishte ky short me kritere specifike të paracaktuara dhe ekzistonte rreziku. Tani është vendosur. As unë dhe as ata nuk jemi të lumtur. Do të jetë e vështirë për të tre këto skuadra. Përtej cilësive, Gjermania do të luajë të tria ndeshjet në Munich dhe kjo do të jetë vendimtare”, komentoi Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat