Roma fiton me rezultat bindës ndaj Veronës

Futboll

Roma fiton me rezultat bindës ndaj Veronës

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 23:14
Pamje nga ndeshja

Roma ka arritur ta mposhtë Veronën në kuadër të javës së 14-të në Serie A me rezultat 1-3.

Të parët ishin Giallorossët ata që kaluan në epërsi me anë të Justin Kluivertit që shënoi në minutën e 17-të nga një asistim i Lorenzo Pellegrinit.

Por, epërsia e tyre nuk zgjati shumë, pasi Verona arriti t’i barazonte shifrat me golin e Davide Faraonit (21’), që u shërbye mjaftë mirë nga Mattia Zaccagni.

Kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte me këtë rezultat, Roma fitoi një penallti që në gol e konvertoi Diego Perotti në minutën e 45-të.

Pjesa e dytë kishin një ritëm edhe më të shpejtë, me vendasit që kërkonin ta barazonin  rezultatin.

Mirëpo, Roma ishte e vendosur të sulmonte dhe të blindonte fitoren dhe këtë gjë e arriti ta bënte në minutën e 90+2 me golin e realizuar nga Henrik Mkhitaryan.

Pas javës së 14-të, romakët gjenden në vendin e katërt me 28 pikë, ndërsa në xhiron e 15-të do të takohen me Interin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat