Manchester City – Manchester United, formacionet e mundshme - Bota Sot
Manchester City – Manchester United, formacionet e mundshme

Futboll

Manchester City – Manchester United, formacionet e mundshme

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:18
Manchester City – Manchester United

City dhe United do të përballen në duelin më të fortë të Javës së 16-të në Premier League, për derbin numër 179 të qytetit.

Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve të arritura javën e kaluar, City mposhti Burnleyn ndërsa United arriti të fitojë ndaj Tottenhamit.

Për këtë ndeshje të dyja skuadrat do të kenë mungesa të mëdha. Tek City tashmë dihet se do të mungojë Aguero, ndërsa tek United tash e një kohë nuk luan francezi Paul Pogba.

Ja formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Fernandinho, Mendy; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Bernardo, Jesus, Sterling.

Image

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Young; McTominay, Fred; James, Lingard, Rashford; Greenwood

Image

City ka fituar pa shumë vështirësi dy përballjet e fundit me United dhe kampionët në fuqi janë dukshëm favoritë për të siguruar fitoren e radhës.

Derbi do të luhet në orën 18:30 në stadiumin “Etihad” dhe do të drejtohet pikërisht nga 41-vjeçari nga Manchesteri Anthony Taylor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat