Arsenali e do Smallingun - Bota Sot
Arsenali e do Smallingun

Futboll

Arsenali e do Smallingun

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:46
Chris Smalling

“Topçinjtë” janë të interesuar ta transferojnë mbrojtësin anglez, i cili po shkëlqen tek Roma

Arsenali po planifikon të përforcohet në repartin defanziv për sezonin e ardhshëm.

Dhe, mediat britanike shkruajnë se klubi londinez ia ka mësyrë qendërmbrojtësit Chris Smalling.

Futbollisti anglez po shkëlqen në fanellën e Romës këtë sezon, ku është i huazuar nga Manchester Unitedi.

Dhe, mediumi “Mirror” shkruan se “Topçinjtë” e kanë përgatitur një ofertë për Smallingun, të cilin e duan edhe Evertoni e Leicester City.

Roma po ashtu është e interesuar ta mbajë gjatë futbollistin në ekip, ndërsa atë e pëlqejnë edhe dy klubet tjera italiane, Juventusi e Interi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat