Suedia i shkakton kokëçarje Kosovës - Bota Sot
Suedia i shkakton kokëçarje Kosovës

Futboll

Suedia i shkakton kokëçarje Kosovës

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 11:53
Suedia i shkakton kokëçarje Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka dhënë detaje për miqësoren me Kombëtaren e Suedisë, që do të zhvillohet më 12 janar, përmes një konference për shtyp, ku folën menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, dhe ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti.

“Është ndeshje që zhvillohet jashtë kalendarit të UEFA-s dhe shumica e lojtarëve do të jenë angazhime me klubet e tyre dhe nuk mund të gjejnë kohë për ndeshjen në janar. Trajnerët do të jenë në kontakt me ta pasi të definohet lista”, tha Shala.

“Do t’i kemi 4 stërvitje. Për shkak të kushteve klimatike është shumë vështirë të punohet këtu dhe stërvitjet do të zhvillohen në Katar. Ka kontakte për të zhvilluar edhe një ndeshje miqësore , po nëse zhvillohet ndeshja tjetër do të jetë me 16 janar po njëherë e konfirmuar është vetëm ndeshja me Suedinë”, shtoi Shala.

Në anën tjetër, ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, tha se: ““E para nuk është datë e UEFA dhe vështirë është të grumbullohen lojtarët e grupit A por jemi duke bisedua me disa lojtarë që i kemi në shtetet skandinave dhe këto ditë po presim se cili lojtar do të na bashkohet nga jashtë. Ne kemi vëzhguar edhe Superligën e Kosovës dhe kemi thënë gjithmonë që kombëtarja i ka dyert e hapura për të gjithë futbollistët. Kontaktet i kemi edhe me Herolind Shalën që të shohim ku është pas lëndimit. Zyrtare do të jetë nga 8 janari në Katar dhe do ta shohim mundësinë a mund ti ftojmë lojtarët. Çdo ndeshje miqësore është e rëndësishme dhe gjithmonë përvoja përfitohet kur ke eksperienca me skuadra të forta”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat