Shpërthen reprezentuesi i Kosovës, shënon het-trik për Zurich-un

Futboll

Shpërthen reprezentuesi i Kosovës, shënon het-trik për Zurich-un

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2020 Në ora: 10:47
Shpërthen reprezentuesi i Kosovës, shënon het-trik për Zurich-un

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, është në formë të madhe, treguesi më i mirë është se në miqësoren e sotme shënon het-trik për skuadrën e mirënjohur zvicerane Zurich, duke i shkaktuar humbje me 4:3 Hallescher e cila garon në Ligën e Tretë të Gjermanisë.

Miqësore interesante, me rivalitet e me shtatë gola dhe shkëlqimi i shqiptarit të Kosovës.

Për Zurich shënuan Benjamin Kololli (6', 19, 74'), Mahi (68') dhe për Hallescher Nietfeld (15'), Sohm (48' e 64').

Këto miqësore janë të mirëseardhura për ekipet para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat