Arsenal arrin marrëveshje pesë vjeçare me Kurzawa - Bota Sot
Arsenal arrin marrëveshje pesë vjeçare me Kurzawa

Futboll

Arsenal arrin marrëveshje pesë vjeçare me Kurzawa

Më: 17 janar 2020 Në ora: 23:49
Layvin Kurzawa

Arsenal është afër një transferimi për mbrojtjen, në merkaton e janarit.

Skuadra nga Londra veriore thuhet të ketë arritur marrëveshje me yllin e Paris Saint Germain, Layvin Kurzawa.

‘France Football’ raporton se Arsenal ka arritur kontratë pesë vjeçare me Layvin Kurzawa.

Lojtari do të kalojë në ‘Emirates’ gjatë qershorit, si transferim i lirë.

Kurzawa lidhej me një kalim të mundshëm në Serie A, por lojtari ka preferuar kalimin në Premierligë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat