Klubi i Premierligës kërkon transferimin e Bersant Celinës - Bota Sot
Klubi i Premierligës kërkon transferimin e Bersant Celinës

Futboll

Klubi i Premierligës kërkon transferimin e Bersant Celinës

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:07
Bersant Celina

Bersant Celina mund të transferohet në Premierligë.

Ylli i kombëtares së Kosovës po vazhdon me paraqitjet e tij fenomenale në Championship, duke ndihmuar Swansean në rrugëtimin për promovim në Premierligë.

Paraqitjet e Celinës nuk i kanë shpëtuar syve të trajnerëve nga Premierlgia.

‘Sun Sport’ raporton për interesimin e trajnerit të Brighton, për shërbimet e Celinës.

Swansea mund të heq dorë nga kartoni i Celinës, nëse një shumë e konsiderueshme paguet për lojtarin.

Raportimet e medieve britanike bëjnë të ditur se Brighton mund të sigurojë shërbimet e lojtarit me 10 milionë funte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat