Tottenham kthehet te fitorja, me vështirësi ndaj Norwich

Futboll

Tottenham kthehet te fitorja, me vështirësi ndaj Norwich

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:27
Ilustrim

Pas katër ndeshjeve, Tottenham Hotspur e ka gjetur rrugën e fitores në Premierligë.

Spurs mposhtën me shumë vështirësi skuadrën e fundit në tabelë Norwich 2:1.

Dele Alli (28’) shënoi i pari këtë sfidë, por penalltia e Temmu Pukki (70’) baraspeshoi gjithçka.

Fitoren skuadrës së Jose Mourinhos ia siguroi Son Heung-Min (80’).

Me këto tre pikë, Tottenham ngjitet në vendin e gjashtë me 34 pikë, teksa me 17 pikë Norwich mban pozitën e fundit në tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat