Trajneri i Koln tregon se si mund ta ndalë Erling Haalandin

Futboll

Trajneri i Koln tregon se si mund ta ndalë Erling Haalandin

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:35
Erling Haalandin

Erling Haaland është padyshim një nga sulmuesit më në formë në Evropë.

I transferuari te Dortmund, Haaland, në xhiron e ardhshme do të ketë punë me skuadrën e Koln.

Para kësaj ndeshje, disa fjalë për norvegjezin ka folur edhe trajneri i Koln, i cili ka zbuluar një nga mundësitë se si Haaland mund të ndalet së shënuari.

“Ne akoma kemi një autobus të madh të skuadrës, të cilin do ta fusim në fushë. Ndoshta ne do ta vendosim në zonë – ose tre autobusa një pas një” ka thënë ai, duke bërë shaka.

“Ne kemi lojtarë të mirë, kështu që do të shohim si do të shkojë” ka shtuar ai tutje, duke iu kthyer seriozitetit.

Haaland është 19 vjeçar, dhe shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më të ndritur në futbollin evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat